Top Channel/ Kosovë, Kurti tregon si do të bëhet konfiskimi i pasurive
14/04/2021 18:19

“Epoka kur dominonte motoja –rroga e vogël, fitimi i madh”, do të marrë fund sipas Albin Kurtit. Kryeministri i Kosovës shpjegoi përmes Facebookut se ligji për konfiskimin e pasurive të pajustifikuara ka për të qenë një sukses, e do ti hapë rrugën krijimit të një agjensie të re e të pavarur që do të mundesoje implementimin e tij. Shefi i ekzekutivit kujtoi sesi në zgjedhjet e 14 shkurtit kishte premtuar se do të luftojë korrupsionin dhe krimin e do të konfiskojnë pasurite e siguruara mënyrë të paligjshme. Me kete levizje, tregon se ka në plan t`i mbajë zotimet e marra. “ Drafti që miratuam është hapi i parë drejt ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë së paligjshme e të pajustifikuar, ndaj dhe dua t`ju informoj rreth përmbajtjes së tij duke nisur nga përkufizimi i pasurisë së paligjshme. Në kuptimin e ngushtë, e tillë është është pasuria e vendosur në rrugë joligjore, por në një përkufizim më të gjerë, pasuri e paligjshme është çdo pasuri e cila nuk arsyetohet. Shembull i qartë i kësaj, është pasuria e zotëruar nga person që nuk përkon me nivelin e të ardhurave të tij të rregullta mujore dhe veprimeve tjera të ligjshme”, ka shkruar ai. Sipas kryeministrit të Kosovës, vetëm në gjashtë vitet e fundit sekuestrimet kapin vlerën e 180 milionë euro, ndërsa konfiskimet 3.5 milionë euro. “Vendi ynë është i vogël dhe i varfër por qytetarët tanë janë të ndershëm e të përgjegjshëm dhe duan një shtet të drejtë dhe të barabartë”, deklaroi Kurti.

Top Channel/ “Stërvitja serbe ndot ajrin”/ Kurti komenton grumbullimin ushtarak 30km larg kufirit
19/04 15:34
Top News/ Lirohet zv.drejtori i policisë së Kosovës, u akuzua për prishje të rendit kushtetues
18/04 22:49
Top Channel/ Serbia liron zv.drejtorin e policisë së Kosovës
18/04 22:35
Top Channel/ Dështon takimi për dinarin/ Bislimi: Serbia ka zero interes për zgjidhje
18/04 19:53
Top Channel/ DASH ia bën “8 me 2” Serbisë. “Lironi policin e Kosovës!”
18/04 19:14
Top News/ DASH i “tërheq veshin” Serbisë: Të lirohet zv/drejtori i Policisë së Kosovës
18/04 18:52
Top News/ ‘Një takim i kotë, pa rezultat’/ Nuk ka marrëveshje për dinarin në Bruksel
18/04 17:20
Top Channel/ Serbia ndalon policët e Kosovës! Kurti mbledh urgjent qeverinë
18/04 15:52
Top News/ 1.498 qytetarë të Kosovës, peng në Serbi / Osmani kërkon reagim nga ndërkombëtarët
18/04 14:37
Top News/ Pesë policë të Kosovës “peng” të Serbisë: po pyeten për luftën në Kosovë
17/04 22:53
Top News/ Bllokimet e shqiptarëve në kufirin serb, ministrja Gërvalla jep detaje
17/04 21:57
Top News/ Lirohen një pjesë e kosovarëve. Kurti: Hakmarrje ndaj civilëve. Justifikohet Serbia
17/04 19:30
Top News/ ‘Shqiptarë, shmangni kalimin nga Serbia’, thirrja e Ministrisë së Jashtme të Kosovës
17/04 16:48
Top Channel/ Protestohet në Pejë! Sot ditë zie në Kosovë për vrasjen e dy grave në katër ditë
17/04 15:21
Top Channel/ Mos kaloni në Serbi! Bllokon 300 shtetas të Kosovës në kufi me Kroacinë. 4 të arrestuar
17/04 15:19
Top News/ Vrasja e grave në Kosovë/ Ditë zie, marshim proteste në Pejë
17/04 15:02
Top Channel/ Protestohet në Pejë/ Sot ditë zie në Kosovë për vrasjen e dy grave në katër ditë
17/04 12:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për KiE!Në kufirin Serbi-Kroaci, të bllokuar mbi 300 qytetarë kosovarë
17/04 12:54
Top Channel/ “Ju lutem na ndihmoni, ka fëmijë”, qytetari nga kufiri Kosovë-Serbi: Na kanë bllokuar
17/04 11:13
Top News/ Si u nda vota për Kosovën. Shteti surprizë që doli kundër, Italia ngurroi
17/04 09:58