Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Vendimi i saj e pason shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, gjë që u bë gjatë së enjtes, pasi një ditë më herët, dështoi për herën e dytë formimi i qeverisë. Osmani tha 28 dhjetori është datë e përshtatshme dhe i jep kohë për përgatitje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që këtë vit organizoi edhe tre palë procese tjera zgjedhjesh.