Kosova dhe Shqipëria kanë treguar gadishmëri për t`iu bashkuar cdo misionin të mundshëm të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara në Ukrainë në rastin e një sulmi rus. Por nuk ka asnjë reagim për këtë nga fqinjët e tyre, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut, thotë Birn. Ndonëse shpresat janë që të shmanget një skenar i tillë, ministria e mbrojtjes në Kosovë tha se është gati gjithsesi të japë ndihmën e saj.