Duke filluar nga e diela e 22 gushtit Kosova dhe Maqedonia e Veriut konsiderohen nga Gjermania si zona me rrezik veçanërisht të lartë për përhapjen e koronavirusit. Këtë e bëri të ditur instituti gjerman Robert Koch. Veç këtyre dy vendeve, listës së zonave me rrezik veçanërisht të lartë, iu shtuan edhe Brazili, Greqia – rajonet e Kretës dhe Egjeut Jugor (duke filluar nga e marta, 24 gusht si edhe Irlanda. Rajonet kufitare dhe perëndimore.