Renditja e Shqipërisë në vend të dytë për nivelin më të lartë të ryshfetit në botë është një kambanë alarmi. I këtij mendimi është eksperti për ekonominë Zef Preçi, sipas të cilit korrupsioni është një betejë e humbur e çdo qeverie. “Taksa e korrupsionit” shton ai ka frenuar investimet e huaja dhe kostot e saj bien drejtpërdrejt mbi qytetarët.