3 shkolla dhe 6 klasa të para nuk u hapën në fillim të vitit të ri shkollor në qarkun e Korçës, ndërsa numri i regjistrimeve në klasat e para dhe të 10 është ulur ndjeshëm. Shkolla e Gjonbabasit në Lekas ku ishte vetëm një nxënës u mbyll si edhe shkollat e Potgozhanit dhe Pleshishtit në Pogradec të cilat ishin me klasa kolektive u bashkuan me shkollën e Trebinjës.