Në Korçë është inaguruar konsullata e re greke e cila është vendosur në godinën historike, ku jetoi nobelisti dhe diplomati grek Jorgos Seferis. Në ceremoni morën pjesë Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani dhe homologu i tij grek i cili gjatë fjalës së tij ka vlerësuar raportet diplomatike me Shqipërinë duke theksuar se Greqia nuk do të bëjë asnjë hap pas në kërkesat e saj për të drejtat e minoritetit.