Disa persona janë arrestuar në Durrës, pasi policia ndërrmori disa aksione ‘blic’ për goditjen e paligjshmërisë. Njoftimi i policisë: Strukturat policore të DVP Durrës dhe komisariatet në varësi të saj, kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë narkotike apo që kryejnë vjedhje banesash e lokalesh. Si rezultat i kontrolleve të befasishme, në Durrës është vënë në pranga një shtetas që trafikonte municion luftarak, një tjetër për një sërë vjedhjesh në banesa e lokale, ndërsa në Krujë është kapur një person në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.