Një bidon uji 5 litër, që më përpara e blinim 100 lekë, tashmë në etiketën e re shënohet çmimi 120 lekë. Konsumatorët do ta blejnë atë 20 lekë më shtrenjtë. Rritja e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike arriti në 7% gjatë muajit shkurt sipas INSTAT. Kjo do të thotë se çdo produkt i shportës së konsumatorit ka pësuar rritje nga 10-20 lekë, veçanërisht në tre muajt e fundit.