Nga Përroi i Agait drejt Karpenit, policia po kontrollon nëse subjektet që kanë vendosur çadra në plazh janë pajisur me lejen përkatëse. Sipas policisë, deri tani janë evidentuar 11 parcela pa leje ku janë hequr rreth 550 shezlongë dhe rreth 280 çadra. Njoftimi i policisë: Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nis faza e dytë e operacionit për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra.