Një sasi e konsiderueshme me kokainë u gjet në një kamion me banane në Portin e Durrësit. Burime për Top Channel bëjnë me dije se deri më tani janë zbuluar 14 pako me kokainë, sasi e cila pritet të rritet pasi të përfundojë kontrolli i kontenierit. Të njëjtat burime theksojnë se kanë qenë efektivët nga drejtoria e policisë së kufirit të cilët e kanë vendosur kontenierin në zonën e rriskut e më pas skanimi nga ku është zbuluar lënda narkotike. Policia në njoftim zyrtar paraprak për ngjarjen ndërsa konfirmon sasinë e raportuar nga TCH, bën me dije se ka shoqëruar dy persona.