Top Channel/ Konkursi për rezidencave qeveritare në Shkodër dhe Vlorë, dy studiot fituese
04/06/2025 22:04

Janë shpallur fituesit e Konkursit Ndërkombëtar “Hospitality Albania”, një nismë që synon transformimin e vilave qeveritare në Shkodër dhe Vlorë në destinacione ekskluzive të turizmit elitar. Fituesit e këtij konkursi janë studio arkitekturore prestigjioze ndërkombëtare: “Saunders Architecture” për rezidencën në Shkodër dhe “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP” për projektin në Vlorë. Projekti i studios norvegjeze “Saunders Architecture” sjell një vizion të veçantë: ruajtjen e vilës ekzistuese, e cila do të transformohet në një hotel me rreth 30 dhoma. “Ndërtesa nuk duhet të jetë si një kala, por të ftojë njerëzit të hyjnë dhe ta përjetojnë. Qasja jonë është që hoteli të ofrojë luks përmes përvojës, jo vetëm pamjes,” – u shpreh përfaqësuesi i studios. Në Vlorë, ish-rezidenca e Enver Hoxhës do të shndërrohet në një qendër turistike me ndërtesa 8-10 katëshe, të lidhura përmes një pishine monumentale. “Synojmë një arkitekturë që ofron privatësi, thjeshtësi dhe ndjesinë e rigjenerimit. Përveç hotelit, kemi propozuar ndërtimin e ‘shtëpive në pemë’, si pjesë e një qendre të kujdesit për shëndetin dhe mirëqenien,” deklaroi përfaqësuesi i studios “Practica Arquitectura y Urbanismo”. Kryeministri Edi Rama më herët e cilësoi projektin si një model të ri zhvillimi, ku shteti bëhet partner i drejtpërdrejtë në sipërmarrje, bazuar në praktikat më të mira të Italisë dhe Spanjës. “Po shikojmë praktikisht potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar, duke ndryshuar praktikisht hap pas hapi edhe formulat e ndërveprimit me privatin, të cilat deri dje kanë qenë shumë bazike dhe të drejtpërdrejta dhe e kanë privuar shtetin nga shumë kapacitete për të krijuar të ardhura, kështu që, duke i bashkuar këto interesa dhe duke e vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm, si palë në sipërmarrje, ne po zhvillojmë një infrastrukturë të re, faktikisht financiare për shtetin, duke u bazuar tek modelet më të mira në Europë, që janë modele të simotrave të Agjencisë së Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe që në Itali apo në Spanjë zotërojnë asete dhe marrin të ardhura jashtëzakonisht mbresëlënëse, të cilat vihen në dispozicion të interesit publik’, tha më parë Rama.

Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12