Kosova pritet të zërë një vend të vecantë këtë vit në Konferencën e Sigurisë në MYnih. Gjermania, kontribuese kryesore në planin europian për arritjen e një marrëveshjeje normalizimi të marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit, ka ndezur motorët e po shfrytëzon cdo mundësi për avancimin e kësaj nisme. Christoph Heusgen, presidenti i Konferencës së Mynihut i tha DË se tani duhen zbatuar Marrëveshjet e Brukselit dhe sidomos marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe. "Është më urgjent se kurrë që të gjejmë një zgjidhje", tha ai.