Gjatë ditës së sotme ishte planifikuar të mbahej Komisioni për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-up, por për shkak të mungesës së dëshmitarit u shty. Zv. kryetari i këtij komisioni, Plarent Ndreca, njoftoi se letra e dërguar nga autoritetet për pjesëmarrjen në mbledhje është kthyer mbrapsht. Sipas tij kjo ka ardhur si pasojë e adresës së gabuar që dëshmitari Mihal Tase kishte dhënë.