Një aktor që po interpeton një roli në skenën e teatrit shtanget kur një Komisar kërkon të arrestojë. Një teatër brenda teatrit është vepra “Komisar Daltoniko”, që nis sonte si premierë absolute në Teatrin Metropol. Është një tekst i një autori Italian, e cila na prëfshiu në emocionet e veta, në bukurinë dhe të papriturat e veta. Na përfshiu dhe ne ia dolëm të krijojmë disa figura artistike që jam i bindur publiku do t’i pëlqejë. Vepra ndërthur komedinë, sarkazmën, ironinë dhe groteskun. Përmes absurdit, reflektohet e përditshmja jonë.