Mjekimi eksperimental që iu dha ish presidentit amerikan Donald Trump kundër koronavirusit, nga java e ardhshme do të jetë në dispozicion të pacientëve më të cënueshëm në spitalet britanike. Kokteji i antitrupave që Trump mori kur u shtrua në spital pasi u prek nga Covid, konsiderohet ani se ka potencialin të ndryshojë betejën e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në Britani me sëmundjen. Kokteji është parë ta ulë më katër ditë shtrimin në spital dhe të reduktojë me 20% vdekshmërinë nga koronavirusi.