Për herë të parë nxënësit e komunitetit rom do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën e tyre amtare në shkollë. Në Elbasan si një projekt pilot në dy shkolla 9 vjecare ku ka shumicë të komunitetit rom, në shkollën “Abdyl Paralloi” dhe “Hamit Mullisi” është futur gjuha rome. Aktualisht në Elbasan mësojnë rreth 280 nxënës të komunitetit rom.