Një turiste polake dyshohet se mëngjesin e sotëm ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i hotelit në plazhin e Durrësit ku ishte akomoduar për pushime. Rënia nga lartësia i ka shkaktuar vdekjen 55-vjeçares, ndërkohë që grupi hetimor po merr në pyetje personelin e stafit dhe familjarë të saj për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.