Një kishë historike 113-vjeçare në qytetin Kiruna në veri të Suedisë, po zhvendoset nga autoritetet lokale në një distancë prej 5 km, për shkak të rreziqeve nga rrëshqitjet e dheut. Në vend që të çmontohej, inxhinierët e ngritën mbi një platformë gjigande me rrota dhe po e lëvizin drejt destinacionit të ri, në qendrën e re të qytetit. Ajo po udhëton me një shpejtësi maksimale prej 500 metrash në orë dhe është parashikuar që të mbërrijë në destinacion për dy ditë.