Rusia nuk dëshiron që procesi i dialogut Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses sipas projekteve të Perëndimit: në këtë përfundim del raporti i fundit i Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), sipas të cilit, përmbyllja pozitive e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, do të dëshmonte tkurrjen e influencës së Rusisë në çështjet botërore.