Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01/2025 23:17

Kina po përgatitet për tarifa të mundshme pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump kërcënoi se do të vendoste një taksë prej 10 për qind për importet kineze, që më 1 shkurt. Në konferencën për shtyp të mërkurën, zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze Mao Ning nënvizoi angazhimin e Kinës për të mbrojtur “interesat e saj kombëtare”. “Gjithmonë kemi besuar se nuk ka fitues në një luftë tregtare apo tarifash”, tha ajo. Pas deklaratave të Presidentit Trump treguesit kryesorë të bursës kineze pësuan rënie. Reagimi i Pekinit erdhi pasi Trump dhe ekipi i tij po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së tarifave prej 10 për qind ndaj importeve kineze për shkak se Kina “ka dërguar fentanil në Shtetet e Bashkuara përmes Meksikës dhe Kanadasë”. “Ndoshta 1 shkurti, këtë datë po shqyrtojmë,” u tha presidenti amerikan gazetarëve të martën në Shtëpinë e Bardhë. Në mediat sociale kineze, deklarata e Presidentit amerikan u prit me reagime të shumta. Disa përdorues të internetit thanë se tarifa prej 10 për qind mund të pasohej nga një sërë taksash të vendosura ndaj mallrave kineze, ndërsa të tjerë kritikuan Trump se ishte i paparashikueshëm dhe në kundërshtim me vendimet e tij. Ndërkohë, disa analistë thonë se kërcënimi për të vendosur tarifa që më 1 shkurt mund të jetë “një taktikë negociuese” e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për ta detyruar Kinën që të bëjë lëshime. Teksa mbetet e paqartë nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifat, disa kinezë thonë se bizneset e tyre të eksportit tashmë janë prekur nga shqetësimi i një mundësie të tillë. Ndërsa pritej që Presidenti Trump të merrte detyrën, kompanitë amerikane rritën importet nga Kina, përgjatë muajve të fundit të 2024. Të dhënat zyrtare të doganave të Kinës tregojnë se kompanitë kineze eksportuan mallra me vlerë pothuajse 50 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara në dhjetor 2024, duke shënuar një rritje prej 10.7 për qind krahasuar me një vit më parë. Për të shmangur tarifat e Shteteve të Bashkuara, gjatë viteve të fundit, disa kompani kineze e kanë zhvendosur prodhimin në vendet e Azisë Juglindore ose Amerikës Latine, si Vietnami dhe Meksika. Pavarësisht këtyre përgatitjeve, ekspertët thonë se bizneset kineze do të vazhdojnë të përballen me sfida në rast të një lufte tregtare të zotit Trump kundër Kinës gjatë këtij mandati të dytë. “Trump tashmë ka përvojë në nisjen e një lufte tregtare kundër Kinës dhe administrata po shqyrton të vërë nën objektiv përpjekjet e Kinës për të shmangur tarifat e SHBA-së, me mundësinë për vendosjen e tarifave ndaj vendeve të Azisë Juglindore ose Meksikës”, tha për Zërin e Amerikës një ekspert i pavarur ekonomie në Kinë.

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19