Departamenti Australian i Mbrojtjes njoftoi se një anije e marinës kineze qëlloi me lazer njërin prej avionëve të saj patrullues, duke vënë në rrezik jetën e ekuipazhit. Incidenti ndodhi në kohën kur avioni P-8A Poseidon pikasi dritën e lazerit në avion gjatë fluturimit në afërsi të veriut të Australisë.