Top Channel/ Kina nuk zë mend, nis festivali i “mishit të qenit”- theren 5 mijë kafshë në 10 ditë!
21/06/2021 15:11

Në Kinë ka nisur festivali i mishit të qenit, me 5 mijë kafshë që parashikohet të kalojnë në thertore përgjatë 10 ditëve. Ankesat e aktivistëve për mbrojtjen e kafshëve, pak efekt kanë mbi festivalin e zhvilluar në Yulin. Këlyshë të shumte janë parë të theren që përpara nisjes së kremtimeve. Tetë stenda janë vendosur në tregun Dongkou dhe 18 të tjera në atë të Nankiaos, e gjithë kjo në kohën kur raste të reja të Covid 19 janë lidhur së fundi me tregun e kafshëve të gjalla në Pekin. “Të lejosh në këto momente tregtinë dhe konsumin e mishit të qenit në vende të mbushura me njerëz apo restorante për hir të një festivali, ky përbën një rrezik të madh për shëndetin publik”, deklaroi doktor Peter Li i Humane Society International. Dy qytete kineze, Shenzheni dhe Zhuhai, e kanë ndaluar konsumin e mishit të qenit në mesin e pandemisë së koronavirusit. Me herët gjatë javës, një grup aktivistësh arritën ta ndalonin një kamion me qenë të nisur drejt Yulin dhe i liruan kafshët e ndodhura brenda tij, por kjo nuk mjafton për të shpëtuar edhe të tjerët. Kamionë të tillë zakonisht nuk kanë dokumentacion karantine, e as leje transporti dhe certifikata shëndeti, të cilat cilesohen si të domosdoshme për transportin e kafshëve në Kinë.

Top Channel/ Kriza në Kongres! Trump shtyn përpara mega-projektligjin, republikanët të përçarë
03/07 23:00
Top Channel/ “Mos bashkëpunoni me…”, Hamasi paralajmëron ashpër palestinezët: Do merren masa
03/07 23:00
Top Channel/ Të burgosurit politikë rusë letër udhëheqësve botërorë: Na lironi, tortura…
03/07 22:59
Top Channel/ Telefonata Trump-Putin! Liderët nuk i ndahen njëri-tjetrit, në fokus…
03/07 22:58
Top News- Trump e Putin flasin në telefon, zbardhet çfarë i tha për Ukrainën dhe Iranin
03/07 22:49
Top Channel/ Biseda me Trump, Putin nuk tërhiqet dhe vë kushte për paqen
03/07 22:38
Top Channel/ Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, në spital përfundon dhe autori
03/07 20:27
Top News- Qeveria, kusht për heqjen e masave/ Terras: Pengesë për BE mosformimi i institucioneve
03/07 20:25
Top Channel/ Fajtor për dy krime të rënda, Sean “Diddy” do të mbetet në burg deri në dënimin e tij
03/07 20:25
Top Channel/ Masakër në një klub nate në Çikago, 4 viktima e 14 të plagosur nga të shtënat
03/07 20:02
Top News – Situatë ‘apokaliptike’ në Gaza / Ekspertja e OKB-së: Të ndërpritet tregtia me Izraelin
03/07 15:12
Top News – Kërkon garanci për armëpushimin / Hamasi i përgjigjet SHBA-së: T’i jepet fund luftës
03/07 15:09
Top News – I nxehtë ferri, shkrihet autostrada në Itali /‘Çmendet’ termometri, 100 viktima në spanjë
03/07 14:56
Top News – Eleminohet numri dy i marinës ruse / Ukraina ‘godet’ sërish, sulm në rajonin e Kurskut
03/07 14:53
Top Channel/ “Serbia të mos gëzojë kot”, ambasada gjermane në Prishtinë: T`i thërrasin mendjes!
03/07 14:48
Top News – Po i afrohet me shpejtësi tokës / Shkencëtarët të hutuar: Një objekt ndëryjor po vjen
03/07 14:48
Top News – Italia ‘ka frikë’ nga Rusia: Brenda 5 vitesh, kërcënim ushtarak për tokën e NATO-s
03/07 14:46
Top Channel/ I nxehti përvëlues, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet bërthamore: “Nuk ftohen dot”!
03/07 14:45
Top News – Ryanair e easyJet anulojnë fluturimet / Francë, kontrollorët e trafikut ajror në grevë
03/07 14:38
Top Channel/ Zjarret “shkrumbojnë” Kretën, evakuohen qindra turistë!
03/07 12:20