Kina është gati t`i hedhe Rusisë një komardare shpëtimi teksa marrëdhëniet e Vladimir Putinit me perëndimin tashmë kanë marrë goditjen më të fortë, dhe komuniteti ndërkombëtar paralajëron sankione të forta mbi Moskën. Kreu i shtetit rus e urdhëroi sulmin mbi Ukrainë dhe i kërkoi Kievit të ulë armët, për të shmangur sic tha ai, viktimat mes civilëve, vetëm një ditë pasi Perendimi i kishte vendosur sanksione të reja Rusisë.