Kina ka zëvëndësuar dy drejtues të një njësie elitare që menaxhonte arsenalin e saj bërthamor, vendim që ka shkaktuar spekulime për spastrim të drejtuesve. Gjenerali Li Yuchao, i cili drejtonte njësinë e Forcave Raketore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore dhe zëvendësi i tij janë zhdukur prej muajsh.