Kina e refuzoi haptazi planin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për një hetim të ri origjinën e koronavirusit. Verifikimet e para shkaktuan debate të mëdha e lanë vend për pakënaqësi, e kjo duket e shtyu OBSH-në të propozonte një fazë të dytë hetimesh, që do të përfshinin auditim të laboratorëve dhe tregjeve në Ëuhan - qytetin ku u shfaq për herë të pare sëmundja.“Ne nuk do ta pranojmë një plan të tillë verifikues pasi ai, në disa aspekte, sfidon shkencën”, u tha gazetarëve Zeng Yixin, zëvendësministër i Komisionit Kombëtar Shëndetësor të Kinës.