Ushtria kineze publikoi të dielën (13 tetor) një video propagandistike në llogaritë e saj në mediat sociale, që tregon stërvitje të ndryshme ushtarake shoqëruar me mbishkrimin: “të përgatitur për betejë”. Në videon e publikuar nga Komanda Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore, e cila ka përgjegjësinë për një zonë që përfshin Tajvanin, tregoheshin avionë dhe anije luftarake që operonin së bashku, lëshues të lëvizshëm raketash si dhe automjete sulmi amfibe, shoqëruar me një hartë të vogël të Tajvanit.