Lideri historik i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij së tij në Kuvendin Kombëtar hodhi akuza të forta ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Berisha ka nënkuptuar se Shqipëria e ka humbur sovranitetin nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama dhe se SHBA-ja ka në dorë vendimet e shtetit. Ai e ka krahasuar ambasadoren amerikane me ata sovjetikë gjatë kohës së udhëheqjes nga Enver Hoxha. “Ambasadorja të sillet si guvernatore, si ambasadori sovjetik në Tiranë”, tha Berisha. Ai nuk i ka kursyer as ofendimet ndaj Bashës, duke i thënë se ka udhëhequr opozitën duke u përkulur para regjimit të Ramës.