Shtetet e Bashkuara insistojnë se plani i tyre i paqes, të cilin BE-ja po ngurron ta pranojë, në fakt është hartuar në mënyrë të tillë që të ofrojë sa më shumë mbrojtje për Ukraiënn. Shtëpia e Bardhë deklaroi e bisedimet në Gjenevë me Kievin shënuan “përparim domethënës” drejt përfundimit të luftës në Ukrainë dhe kanë rezultuar me një kornizë “të përditësuar dhe ridefinuar” që parasheh sovranitetin e plotë të Ukrainës dhe arritjen e paqes. Në deklaratën e saj ndërkohë, nuk përmenden specifikat e ndryshimeve që i janë planit 28 pikësh të nisur përpara nga Donald Trump, i cili u pa me skepticizëm nga mbështetësit e Kievit si shumë miqësor në raport me Moskën.