Top Channel/ Kevin Costner po divorcohet, ish-gruaja refuzon të lërë vilën 145 milion dollarëshe ku jetonte
16/06/2023 19:53

Christine Baumgartner, gruaja në ndarje e aktorit amerikan Kevin Costner është kapur nga paparacët ende në vilën bregdetare $145 milionëshe të çiftit në Kaliforni, mes nisjes se procedurave të divorcit dhe masës së dëbimit nga banesa prej avokatëve të Costner. Aktori 68 vjeçar fitues Oskari thotë se sipas kushteve të marrëveshjes së tyre paramartesore, 49 vjeçarja Baumgartner, kishte 30-ditë kohë për të dalë nga shtëpia që prej nisjes së divorcit më 1 mars, raportonte rrjeti Radar që zotëronte dokumentet ligjore. Aktori i filmit të njohur “Vallëzo me ujqërit”, tha në gjykatë se gruaja Baumgartner po qëndron me forcë në shtëpi për ta bindur të pranojë kërkesat e saj financiare për ndarjen. Dje në pronën e gjerë bregdetare shiheshin dhe një grup inspektorësh që sipas mediave kanë lidhje me pagesat e kredisë së shtëpisë. Costner thotë se ka pranuar t’i paguajë Baumgartner $1.45 milionë sipas kontratës para-martesore, në mënyrë që bashkëshortja të gjejë një vend të përshtatshëm për të jetuar, por kjo nuk duket se mjafton për të. Baumgartner, e cila ka punuar më parë si modele dhe dizajner çantash, shihej me celularin në dorë teksa hynte dje në një bankë, shkruan Daily Mail. Ajo drejtonte një automjet Range Rover gri dhe nga banka u ndoq nga paparazët drejt kompleksit Carpinteria, në Kaliforni. Baumgartner ka tre fëmijë me Costner – djemtë Cayden, 16 vjeç e Hayes, 14, dhe bijën 13 vjeçare Grace. Costner ka thënë se sipas marrëveshjes do të vijojë të paguajë pensionin e fëmijëve $30 000 në muaj dhe t’i japë gruas një paradhënie prej 10 000 dollarë për kostot e jetesës. Ai shton në dokumente se është pronari vetëm i tre shtëpive të familjes dhe sipas kontratës para-martesore të nënshkruar në 2004, Baumgartner duhet të ishte larguar me zotërimet e saj në rast divorci. Kompleksi i tyre Carpinteria, në bregdetin e Kalifornia llogaritet me vlerë $145 milionë. Ai përfshin rreth 200 metra plazh privat dhe një fushë bejsbolli të konvertuar nga Costner. Shtëpia ka pamje nga malet e Santa Barbara, disa ishuj që duken nga bregu dhe një pistë kuajsh. Në vitin 2007, i shiti dy hektarë tokë një fqinji, dhe konvertoi dy shtëpitë në një ndërtesë të vetme. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07