Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në Bejrut më 17 nëntor dhe ka sulmuar caqe të Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit. Sulmet izraelite në Bejrut u kryen disa orë pasi Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, tha se ka sulmuar bazat ushtarake izraelite përreth qytetit të Haifës. Shtëllunga tymi u panë në periferitë jugore të kryeqytetit libanez, pasi ushtria izraelite lëshoi urdhër për evakuimin e banorëve nga tri zona. Më tej në jug, gjatë natës Izraeli ka kryer sulme ajrore dhe me artileri që kanë goditur qytezën e Kiamit, rreth 6 kilometra larg nga kufiri. Bombardimet u kryen pasi ushtria izraelite raportoi për një sulm “të rëndë me breshëri raketash” në Haifa në orët e vona të së shtunës, duke thënë se gjatë sulmeve u godit një sinagogë dhe u plagosën dy civilë.