Të dielën në mesditë krismat e armës shqetësuan pushuesit në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë. Këto janë çastet e para pasi dy qytetarët vlonjatë u grindën për një vend parkimi. Një prej tyre pronar plazhi nxorri pistoletën dhe qëlloi në ajër. Pamjet janë dërguar në Top Channel nga një grup turistësh që si shumë pushues të tjerë janë ndjerë në rrezik për jetën.