Eris Muça 29 vjeç dhe Eugerto Selmani 25 vjeç janë dy të arrestuarit në Shëngjin të cilët kërcënuan me armë një ish-polic në ambientet e një lokali për shkak të një vendi parkimi. Pasi kërcënuan ish efekticin Gj.M, ata ishin strehuar në një banesë. Pas kontrollit, aty u gjetën dhe u sekuestruan një dorezë metalike dhe një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë e cila dyshohet të jetë pistoleta e përdorur për kërcënimin.