Vetëm pak pas kërcënimeve të Donald trumpit se nëse rizgjidhet president, do të ndjekë një linjë të ashpër me anëtarët e NATO-s që nuk paguajnë të plota detyrimet ndaj aleancës, përfshirë dhe braktisjen e tyre para Rusisë, numri i paguesve tani po shtohet: Nga 11 që ishin shtetet e dalluara anëtare gjatë 2023-shit, tani llogaritet se 18 nga 31 shtetet anëtare të organizatës së Atlantikut Verior do ta arrijnë kuotën e 2% të GDP-së.