Evropa reagoi pas kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se do të ndalonte eksportet e karburanteve, duke nxjerrë në treg 100 milionë fuçi naftë bruto dhe dizel nga rezervat strategjike. Vendet e G7, të udhëhequra nga Franca, njoftuan lirimin e rezervave të naftës për të luftuar rritjen e çmimeve të naftës. Presidenti francez, Emmanuel Macron, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e G7, deklaroi se liderët ranë dakord “të punojnë në mënyrë të koordinuar për të lehtësuar presionin mbi çmimet e energjisë. Çlirimi i rezervave do të koordinohet nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), ndërsa një sasi e konsiderueshme dizeli pritet të hidhet në treg brenda 20 ditëve të para, sipas një deklarate të G7.