Dy këlyshë të species së rrezikuar panda të kuq kanë lindur në një kopsht zoologjik në Indi, nga femra panda e kuqe Shoba dhe mashkulli i quajtur Noel. Këlyshët lindën si pjesë e programit të posaçëm të shumimit, për rritjen e popullatës së kafshës së rrezikuar, thotë drejtori i kopshtit zoologjik në veri të Indisë, ku lindën këlyshët. Teksa habitati i tyre natyror është nën kërcënim Himalajat lindore dhe në Kinë, pandat e kuqe konsiderohen të rrezikuara nga gjuetia e paligjshme dhe ekspozuara ndaj sëmundjeve infektive. Pellushi i tyre ngjyrë bakri, pamja e dashur dhe masa e vogël i ka bërë ato prej kohësh objekt interesi për trafikun ilegal të kafshëve ekzotike.