Bashkimi Europian do të investojë gati 300 miliardë euro në infrastrukturë dhe projekte të tjera, në kuadër të asaj që nismës së pagëzuar me emrin “Porta Globale”. Kjo lëvizje e bllokut 27 anëtarësh shihet si shenjë e qartë sfide që i bën Brukseli nismës së ngjashme të Kinës, “Një brez, një rrugë”. Dokumenti i Komisionit Europian, detajon planet “për të forcuar rrjetet dixhitale, të transportit dhe energjisë” në botë, si dhe për të investuar në “projekte që mund të realizohen me standarde të larta, qeverisje të mirë dhe transparencë”.