Drejtuesi i betonieres, sipas asaj që raporton zyrtarisht policia, nuk ishte i pasjisur me leje drejtimi për këtë kategori mjetesh dhe është larguar fillimisht nga vendi i ngjarjes por është arrestuar më vonë për tre vepra penale. “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Po ashtu, policia ka arrestuar edhe një të afërm të 24 vjeçarit që dyshohet se e ka larguar të riun nga vendi i aksidentit si dhe menaxherin e firmës për prodhimin e betonit, në të cilën ishte i punësuar drejtuesi i betonieres. Policia thotë se verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e mjetit, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh. Gjithashtu, është shpallur në kërkim administratori i kësaj firme.