Katër makina janë përfshirë në një aksident, mesditën e sotme në bulevardin “Ismail Qemali”, në Vlorë. Sikurse shihet edhe nga pamjet dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa raportohet se edhe një grua ka mbetur e plagosur. Kjo e fundit ka marrë dëmtime të lehta.