Përsëritet katastrofa mjedisore në Misarin e Myzeqesë. Qindra tonelata peshk kanë ngordhur për shkak të ndotjes së ujërave. Kryesisht në fshatin Sulzotaj ne Divjakë, kjo degë e Misarit është e tejmbushur me peshq të ngordhur, era e të cilëve kutërbon gjithë zonën.