Top Channel/ Katari shkakton skandal në Bruksel! Arrestohet zv.presidentja e Parlamentit Evropian
09/12/2022 22:44

Një skandal i madh ka përfshirë parlamentin europian pas një hetimi që zbuloi një aferë të madhe korrupsioni që lidhet me lobimin për katarin në këtë insititucion. Si pasojë u arrestua nënpresidentja e Parlamentit Evropian Eva Kaili nga partia socialiste greke Pasok , si dhe Luca Visentini, sekretar i përgjithshëm i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave. Policia belge pasi kontrolloi 16 shtëpi , arrestoi të paktën edhe dy të dyshuar tjetër të premten. Ish deputetin pier antonio panzeri si dhe një ish asistent të këtij të fundit Kërkimet u kryen si pjesë e një hetimi më të gjerë për "organizatat kriminale, korrupsionin dhe pastrimin e parave" tha në një deklaratë zyra e prokurorisë federale belge.Kohët e fundit Kaili i ishte referuar Katarit një vend " favorizues në të drejtat e punës" pas takimit me ministrin e punës të Katarit, pavarësisht shqetësimeve të thella ndërkombëtare për kushtet për ndërtimin e stadiumit. Shteti i Gjirit ka qenë subjekt i polemikave së fundmi si mikpritës i Kupës së Botës 2022 në vazhdim, gjatë së cilës është kritikuar për politikat e tij regresive ndaj të drejtave LGBTQ+ dhe punëtorëve migrantë.“Për disa muaj, hetuesit nga Policia Gjyqësore Federale dyshojnë se një vend i Gjirit ka ndikuar në vendimet ekonomike dhe politike të Parlamentit Evropian (PE)”, shtohet në deklaratën e prokurorit. Katari akuzohet se ka vënë në shënjestër zyrtarë “me një pozicion të rëndësishëm politik dhe/ose strategjik” në Parlament, duke u dërguar atyre “sasi të konsiderueshme parash” dhe “dhurata të rëndësishme”, sipas deklaratës së prokurorit. hetuesit belgë po shqyrtojnë nëse Katari ka kërkuar të ndikojë në pozicionet në Parlament në mënyra që “kalojnë përtej lobimit klasik”. Policia sekuestroi "rreth 600,000 euro para të gatshme", celularë dhe pajisje kompjuterike në bastisje Pamjet: AFP

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19