Shqiptarët mund të jenë shumë shpejt pa karta fizike në duar, pasi qeveria po synon që identiteti të kalojë në pajisjet personale elektronike. Ridepozitimi i projektligjit për identifikimin elektronik parashikon qartë krijimin e portofolit të identitetit digjital, një mjet që do t’u lejojë qytetarëve të identifikohen dhe të kryejnë shërbime online, si dhe kostot e nevojshme që do të kërkojë implementimi.