Korça ka çelur sezonin turistik veror me edicionin e 17 të festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve. 28 grupe vendase dhe të huaja janë bërë pjesë e këtij edicioni duke shtuar atmosferën në qytet. Me veshjet shumëngjyrëshe dhe simbolikën e larmishme grupet nga Shqipëria, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë parakaluar në gjithë qytetin për të vijuar festën në Pazarin e Vjetër të Korçës