Top Channel/“Karantinë ushtarake nafte”,plani i Trump për Venezuelën: Cisternat s`lëvizin pa urdhër!
05/01/2026 11:16

Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio njoftoi se presidenti Trump do të përdorë një të ashtëquajtur “karantinë ushtarake nafte” për t`u siguruar që Venezuela të zbatojë urdhrat e SHBA-së pas përmbysjes së liderit të saj Nicolás Maduro, mesazh i destinuar edhe për veshët e drejtueses së re të vendit, besnikes së tij Delcy Rodriguez. Shefi i diplomacisë amerikane tha për CBS Neës se karantina, në thelb do të ndalojë hyrjen dhe daljen e cisternave të naftës që tashmë ishin nën sanksione. Rubio insistoi se SHBA nuk do ta “drejtojë” Venezuelën si një pushtim në stilin e Irakut, siç u shpreh Trump në një konferencë për shtyp pas kapjes së Maduros. “Në fakt, ky është lloji i kontrollit për të cilin po fliste presidenti kur bëri një pohim të tillë,” shpjegoi sekretari i Shtetit pasi Trump deklaroi se Rubio dhe Pete Hegseth ishin përgjegjës për Venezuelën. “Ne vazhdojmë me karantinën dhe presim të shohim se do të ketë ndryshime, jo vetëm në mënyrën se si industria e naftës drejtohet për përfitimin e njerëzve, por edhe që të ndalet trafiku i drogës”, ishte komenti i tij. Sipas pohimeve të tij, karantinën do ta zbatojnë oficerët e Marinës, puna e të cilëve, sipas pretendimeve të Rubios, do të paralizojë rrugët sesi regjimi i Maduros gjeneronte të ardhura. Deklarata e Rubios që nënkupton se SHBA-ja nuk do ta qeverisin Venezuelën çdo ditë, përveç zbatimit të karantinën së naftës, shihet një përpjekje për të zbutur shqetësimet se aksioni i së shtunës për ndryshimin e regjimit në Venezuelë do ta zhyste vendin në një ndërhyrje tjetër të zgjatur të huaj ose në një përpjekje të dështuar për ndërtimin e kombit. Ky qëndrim është një kthesë e dukshme nga deklaratat fillestare të bëra nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në të cilat ai këmbënguli se Uashingtoni do ta "drejtonte" vendin derisa të gjendet një zgjidhje demokratike afatgjatë për krizën.

Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
Top News- Doli në skandalin “Epstein”, reagon Princesha e Norvegjisë: U manipulova!
20/03 23:00
Top News- Sulm tokësor në Iran, zbardhet plani i SHBA/ Marinsat gati për luftë trup më trup
20/03 22:45
Top News- 2.500 marinsa amerikanë e aeroplanmbajtëse drejt Lindjes së Mesme, hakmarrje ndaj Iranit
20/03 22:30
Top News- “Pa SHBA, është një tigër letre”/ Donald Trump sulmon NATO-n: Frikacakë, ne nuk harrojmë
20/03 22:15
Top News – Gabimi trashanik i oficerit francez, zbulon vendndodhjen e aeroplanmbajtësen luftarake
20/03 22:00
Top News- Macron “luftë” në det me Putinin, marina franceze godet flotën fantazmë të Rusisë
20/03 21:15
Top News- “U pushuam nga puna se hetuam Trump”, plas në FBI mes agjentëve e drejtorit
20/03 20:56
Top News- Komanda jugore e SHBA godet anijen në Paqësor, Trump nuk fal: Ishin trafikantë
20/03 20:12
Top Channel/ Nafta, qeveritë nisin kursimin! Spanja, Italia dhe Serbia ulin akcizën
20/03 19:47
Top Channel/ Miratohet monedha e floririt me fytyrën e Trump: 24 karat, del në 4 korrik!
20/03 14:45
Top Channel/ Izraeli mbyll xhaminë Al Aksa, besimtarët luten në rrugë: “Hera e parë në dekada”!
20/03 14:37
Top New – SHBA godet ‘Homeland Justice’/Mbyllen faqet e iranianëve, mes tyre ai që sulmoi Shqipërinë
20/03 13:35
Top News – Trump do pushtojë ishullin e Khargut / Do fusë trupat në Iran, gati plani i luftës
20/03 13:35
Top News – Meningjiti vret edhe në Francë/ Britania e madhe në mes të një shpërthimi të paparë
20/03 13:32
Top News – Tym i zi mbi fabrikën e makinave / 14 të zhdukur mes flakëve dhe 21 të lënduar
20/03 13:26
Top News – Të hapim Ngushticën e Hormuzit! Evropa, Japonia e Kanadaja me deklaratë të përbashkët
20/03 12:49
Top News -‘Zoti e shkatërroftë Izraelin…’/Erdogan në faljen e Fiter Bajramit: Do të paguajë çmimin
20/03 12:45
Top News – Shkoi për të uruar festën. Kryeministri Australian pritet me protesta në xhami
20/03 12:44
Top Channel/ BTS rikthehen në skenë, 260 mijë fansa dhe masa të rrepta sigurie në koncertin historik
20/03 12:33
DIGITALB DIGITALB