Ndonëse u përpoqen t`i tregojnë botës se nuk janë ata të 20 viteve më parë, dhe se qeverisja e tyre këtë radhë do të jetë e moderuar, veprimet e talebanëve këto ditë dëshmojnë të kundërtën. Lëvizja më e fundit e tyre ishte largimi i grave nga ekrani. Prezantuesja e lajmeve, Shabnam Daëran, një prej fytyrave më të njohura në vend u pushua nga puna së bashku me disa kolegë vetëm disa orë pasi talebanët morën nën kontroll Kabulin.