Valentina Habibaj sot nuk feston me shoqet. Kapitenia e anijes nisi punën me kontrollin e përgjithshëm të mjetit të lundrimit, ndezi motorin dhe ngriti spirancën. E dashuruar me detin, 52-vjeçarja e bën këtë punë prej vitesh. Det i qetë apo me dallgë nuk është problem për Valentinën. Ajo tregon se kur mori për herë të parë timonin e anijes në duar theu dhe tabutë në këtë lloj profesioni,duke u bwrw e para grua kapitene anijeje në qytetin bregdetar.