Top Channel/ Kapet Ergys Agasi. SPAK: U arrestua në Plepa, shoqërohej nga një ish-punonjës policie
27/08/2026 12:16

Spak lajmëroi dje në mbledhje se Ergys Agasi, i shpallur në kërkim prej dhjetorit të vitit 2025, është arrestuar këtë të mërkurë në hyrjen jugore të Durrësit. Sipas SPAK-ut, arrestimi u krye në zonën e Plepave, pas disa javësh kërkime dhe bashkëpunimi mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në momentin e arrestimit, Agasi shoqërohej nga shtetasi U. Sh., ish-punonjës policie. Ky i fundit u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Ergys Agasi është person nën hetim në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025. SPAK e heton atë për një sërë veprash penale, mes të cilave konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje të paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, korrupsion aktiv, pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” më 15 dhjetor 2025, ndërsa vendimi i ishte dërguar Policisë së Shtetit për ekzekutim dy ditë më vonë. SPAK bëri të ditur se hetimet për këtë procedim penal vijojnë, ndërsa falënderoi Policinë e Shtetit për realizimin me sukses të operacionit. Ergys Agasi dhe personat e tjerë nën hetim konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19