Nënë e bir janë arrestuar në flagrancë pasi në banesën e tyre u gjetën sasi dhe doza kokaine. Policia ushtroi kontrroll në banesën e 48 vjeçares R. I., dhe 31-vjeçarit F. E., ku gjetën 400 doza të lëndës narkotike kanabis dhe 1.5 kg të kësaj lënde për t’u shitur. Doza dhe sasia e kokainës u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 celularë. Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.