Skenat kaotike në aeroportin e Kabulit ishin dëshmia më e qartë e dëshpërimit qe ka përfshirë vendin pas marrjes së kontrollit nga talebanët. Dy dekada përparimi të brishtë që prej ndërhyrjes ndërkombëtare të drejtuar nga amerikanët atje, u shënjuan nga paqëndrueshmëria, sulmet e gjaderdhja por edhe shpresa për një të ardhme më të mirë. Sot, kjo e fundit, është fashitur, teksa lufta 20 vjecare po përfundon në mënyrën më kaotike, teksa vendin e saj e ka zënë zemërimi dhe frika.