Top Channel/ Kaos në Qafë-Botë! Radhët e gjata, autoritetet shqiptare kërkesë: Kufi të hapur 24 orë
19/07/2025 19:25

Radhë të gjata pritjeje vijojnë të jenë prezente edhe këtë fundjavë në pikën kufitare të Qafëbotës. Pavarësisht rritjes së numrit të sporteleve në anën greke, fluksi i lartë dhe organizimi aktual me hyrje e dalje në të njëjtin krah kanë bërë që situata të mbetet e tensionuar dhe lëvizja e ngadalësuar. Në një intervistë për mediat, prefekti i Qarkut të Vlorës, Kristaq Kiço, e cilësoi situatën si të pazakontë, duke theksuar se ajo është përkeqësuar që prej arrestimit të gjithë stafit të mëparshëm të doganës greke. “Ndryshimi i përditshëm i punonjësve ka sjellë vonesa serioze në qarkullim dhe rradhë të gjata në të dy anët e kufirit. Na është thënë se kjo është një situatë provizore, por kuptohet që jemi në pikun e sezonit turistik dhe masat duhen marrë menjëherë“, tha Kiço. Ai shtoi se për shkak të fluksit të shtuar dhe rëndësisë që ka kjo pikë, veçanërisht në sezon, autoritetet shqiptare kanë kërkuar hapjen 24 orë të kufirit me Greqinë Qafë – Botë. “Katër vite më parë kemi pasur një marrëveshje me palën greke që nga prilli në tetor të kishte shërbim 24 orësh. Sot, më shumë se kurrë, kjo është domosdoshmëri, për shkak të fluksit të turistëve dhe rëndësisë së portit të Igumenicës“, u shpreh ai. Zhvillimet e fundit përfshijnë edhe një takim të organizuar në kufi, ku me ndërmjetësimin e deputetit të Vlorës, Vasil Llajo, janë mbledhur përfaqësues të lartë të të dyja palëve. Në tryezë morën pjesë deputeti grek i Thesprotisë Vasilis Giogiakas, kryetari i Bashkisë së Igumenicës Panajoti Dais, nënkryetari i Filatit dhe përfaqësues të doganës greke. Pas takimit, është dërguar një kërkesë zyrtare në Ministrinë Greke të Ekonomisë dhe Drejtorinë e Doganave, ndërkohë që pritet përgjigje brenda kësaj jave. Pala greke ka konfirmuar se ka shpallur 10 vende të reja pune për doganën e Mavromatit, që do të plotësohen me procedurë të përshpejtuar, ndërsa nga e hëna do të nisë ndarja e flukseve të hyrjes dhe daljes në drejtime të ndryshme, për të ulur vonesat. Autoritetet shqiptare shpresojnë që këto masa, së bashku me vendosjen e shërbimit 24 orësh, të sjellin normalizimin e qarkullimit, i cili është jetik për turizmin, tregtinë dhe komunitetin ndërkufitar në jug të vendit.

Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12